E njohur si njëra nga galeritë më bashkëkohore, ajo ka zgjedhur artistin, kryeministrin shqiptar, për të hapur siparin e aktiviteteve për këtë vit.
Për kuratorin e njohur Hans Ulrich Obrist Rama nuk e sheh artin si një luks, por si një element thelbësor të jetës. “Arti nuk është i ndarë nga politika, bashkëjeton më të”, shprehet Obrist.
Rama ka ekspozuar letra të pikturuara muri, skica, vizatime, skulptura. Ndërsa në intervistën e dhënë për prestigjiozen gjermane “Die Welt”, Rama tha se “për herë të parë do të ekspozoj edhe shënime të një dite normale pune në zyrë. Dhe në Berlin natyrisht nuk do të mungojnë edhe punimet që kam krijuar gjatë takimeve të mia këtu në kryeqytetin gjerman”./atsh/
Loading...