Kryeministri Rama i dërgon letër homologut kinez/ ‘Jemi pranë jush në këtë krizë’

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër homologut kinez Li Keqiang, të cilit i shpreh ngushëllimet për viktimat që ka shkaktuar koronavirusi si dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kinës në këtë krizë.

“Sapo i kemi mbijetuar një tërmeti të 26 nëntorit të 2019, dhe me plagët tona ende të hapura dhe jemi të lënduar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës midis njerëzve dhe kombeve në ditë sprovuese”, shkruan ndër të tjera Rama në letrën për homologun kinez.

LETRA E EDI RAMËS:

Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë me Kinën dhe qytetarët kinezë rreth përhapjes së koronavirusit në Ëuhan, provinca Hubei. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha jetët e humbura përgjatë kësaj krize dhe shpresoj në rekuperim të shpejtë të të infektuarve. Po i ndjek zhvillimet më të fundit dhe jam i bindur se qeveria dhe qytetarët kinezë do ta kalojnë këtë situatë të vështirë.
Kam mundësinë të shpreh vlerësimin për të gjithë stafin mjekësor dhe autoriteteve që po punojnë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për të minimizuar efektet e tij. Sapo i kemi mbijetuar një tërmeti të 26 nëntorit të 2019, dhe me plagët tona ende të hapura dhe jemi të lënduar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës midis njerëzve dhe kombeve në ditë sprovuese. Ju lutem pranoni garancinë time se qytetarët dhe qeveria shqiptare qëndrojnë pranë jush në këtë krizë.

Sinqerisht,

Edi Rama

Loading...