“Kurrë mos e ndalo kundështarin që po gabon, thotë Bonaparti”.
Kështu e ka nisur fjalën kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare që po zhvillohet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
“Ilir Meta nuk duhet ndaluar në qorrmarshimin e tij vetëshkatërrues. Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit.
Është një armiqësi e ushqyer nga dështimi, nga hedhja në erë e zgjedhjeve që synonte pengmarrjen e drejtësisë, dhe çeljen e negociatave në BE.
Ndjej mëshirë për budallaqet e fallxhores Monikë, së bashku me mufkat e Ilirit, deri në shfajësimet lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje.
E kam thënë se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet do rezultonte një vrimë në ujë.
Meta na i bën më te thjeshtë pozicionin tonë. Ska me keq për humbësit të sillen si fitimtarë. 85 përqind e popullit refuzoi Ramën thonë të shkretët.
Po këta thonë që shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria.
Meta provokoi me zhdukjen e datës të zgjedhjeve. Janë po këta që e kundërtshojne den babaden, përfshirjen në KQZ.”- tha ndër të tjera kryeministri Rama.