Kryeministri Rama ironizon Bashën: “U përqafuam, mori ca deshi.Romeo mund të bëhem njëherë, por…”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Duke folur gjatë takimit elektoral në Dropull, Rama nuk ka kursyer batuta me Bashën, teksa ka deklaruar se njëherë u bë si Romeo, por nuk mund të jetojë si ai.

Kreu i qeverisë solli sërish në vëmendje paktin politik mes tij e Bashës para zgjedhjeve parlamentare të 2017, duke thënë se në atë kohë u përqafua me Xhuljetën dhe i dha çfarë donte nga pushteti.

“Është një situatë që duhet ta trajtojmë dhe si një lloj situate klinike të opozitës. Prandaj, më 30 qershor është e rëndësishme të mbyllet procesi dhe të gjithë të marrin atë që iu takon. Nuk e kemi fare qëllimin që t’i kapim të gjitha, se dy vite më parë e kishim gati. Nuk donin të bënin marrëveshje, Amerika u dorëzua, tha bëni vetë marrëveshje. Xhulieja rrinte te dritarja thoshte ‘do hidhem, do hidhem”.

Nuk i thoja dot hidhu, po në ballkon aty në kat të tretë u përqafuam, mori ca deshi, ministri, drejtori, KQZ. Atëherë të paktën nuk i dogjën mandatet, nuk gjuanin me molotov. Sic duket tani mendojnë se duke i djegur të gjitha, do i marrin të gjitha. Me gjithë keqardhjen për Xhuljetën, unë Romeo mund të bëhem njëherë, por nuk mund të jetoj si Romeo”, ka theksuar Rama.

Loading...