Kryeministri Rama jep dy lajme të rëndësishme

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se në datë 28 nëntor do të hapet kantieri për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Bdërsa një ditë më pas, më 29 Nëntor do të hapet rruga e Arbrit për qarkullimin e të gjitha mjeteve.Këto zhvillime pozitive përkojnë dhe me festat e Nëntorit, siç është festa e Flamurit dhe e ajo e çlirimit të vendit.

Është e paqartë se si do të hapet rruga e Arbrit, kur vetëm pak orë më parë, zv kryeministri Arben Ahmetaj, njoftoi se do të çelen fonde të reja për ndërtimin e saj gjatë vitit 2022.

Në inspektimin e fundit që kreu i qeverisë kishte bërë në këtë rrugë, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021, tha se se me përfundimin e Urë së Vashës dhe me ndihmën e bypassit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.

Loading...