Kryeministri Rama jep lajmin e madh dhe të shumëpritur për 15-vjeçaren Elona Kuburja me sëmundjen e rëndë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me historinë e dhimbshme të vajzës 15-vjeçare nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja.

Ajo vuan nga sëmundje shumë e rëndë dhe e rrallë.

Reagimi i Edi Ramës

Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15-vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare.

Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri.

Loading...