Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me bllokimin e 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit: “O sipas ligjit, o goditjen e ligjit”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me bllokimin e 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit.

Postimi i Ramës

KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT👊

550 ton karburant jashtë standardeve, gati për të dalë në treg, u bllokuan sot në rafinerinë e Ballshit🤚

Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.

Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit!

#ZeroTolerancë🤜ndaj abuzuesve

Loading...