Kryeministri Rama kërkon votën: Ja pse na duhet mandati i tretë

Kryeministri Edi Rama bën fushatë online në të gjithë rrjetet sociale që posedon. Në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një video- mesazh, ku liston arsyet pse duhet ta marrë sërish qeveria e tij mandatin e tretë.
Kryeministri Rama shprehet që Partia Socialiste e meriton këtë mandat që Shqipëria të mos kthehet më pas, por të përmbyllë punët që janë nisur.
“Shqipëria duhet patjetër të shkojë në pikën që nuk kthehet më pas dhe që Shqipëria të shkojë aty ku nuk kthehet dot më mbrapsht duhet mandati i tretë. Në mandatin e tretë janë shumë gjëra që përmbyllen. Duhet mandati i tretë që përfundimisht të heqim nga jetët tona armikun e padukshëm.

Duhet mandati i tretë që përfundimisht të kthejmë në shtëpi të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti. Duhet mandati i tretë që drejtësia të forcohet dhe të bëhet e pathyeshme”, tha Rama.

Loading...