Kryeministri Rama: Luli fle kudo, për çfarë duhet të votohet PD

Gjatë takimit të tij në Mallakastër, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha ku thekson se ai vetëm fle dhe kërkon që qytetarët mos shkojnë pas tij.
“Luli mund të flejë në shtëpi, të SHQUP apo në makinë sikundër e kemi parë dje në mes të rrugës duke fletur. Ai fle kudo, unë e kam pasur përball dhe kam përdorur të gjithë arsenalin e batutave të mia për ta mbajtur zgjuar kur bëmë marrëveshjen se thash çdo bëj me këtë nëse e zë gjumi. Nëse nuk duan të më shikojnë mua të mos më shikojnë, nëse nuk duan të më dëgjojnë mos më të dëgjojnë të shkojnë në përputhen dhe të përputhen atje, por të mos i vënë vetes taksë me gjumin e Lulit është shumë e thjeshtë, le të rrinë me ne me taksën zero.

Ata që duan që të kenë pagë minimale më të lartë do e rrisim dhe do e çojmë në 40 mijë brenda mandatit dhe do e rrisim vazhdimisht. Ky nuk është premtim por është plan. Nuk është premtim që do të ndërtojmë aeroportin e Vlorës por na e vonoi lufta. Brenda mandatit të tretë ai do të jetë i mbaruar, në mes të luftës do të hapet i Kukësit dhe menjëherë pas të Vlorës do të fillojë ai i Sarandës dhe do të bëhen investime në Rinas për ulje të çmimeve. Për çfarë duhet të votohet Partia Demokratike ne tani jemi në fazën që ne mund ta themi me plot gojën se do e bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit”, ka thënë Rama.

Loading...