Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me premtimin për rritjen e pagave në vend. Gjatë fjalës së tij në turin e falenderimeve, Rama u shpreh se për rritjen e pagave ka pasur një debat me Ministren e Financave Delina Ibrahimaj. Ai u shpreh se premtimi i tij nuk ishte elektoral, pasi rritja e rrogave do të nisë sapo të miratohet në Kuvend.
“Pagat u bllokuan në Kuvend dhe medmek ishte një premtim elektoral. Dhe e vërteta është se pati një debat mes meje dhe ministres së financave. Është konceptuar në një hark 1-vjeçar. E para rritja për mjekët specialistë dhe punonjësit e sigurisë. Në harkun e një viti kjo do të përmbushet e tërë. Ligji që do të miratohet në Kuvend dhe të gjithë do të marrin pagatr nga 1 prilli i kaluar. Fillimisht do të rriten pagat e të gjithëve dhe më pas të deputetëve. Është në dikutim tani. Brenda 2-3 javësh maksimumi do tç fillojë rritja e pagave” tha Rama.