Tirana është gjallëruar falë panairit “Shqipëria punon tokën”.
Këtë mbrëmje Rama ka marrë djalin e tij Zaho përdore dhe ka shkuar të vizitojë panairin.
Kryeministri Rama u shfaq teksa viziton të gjitha stentat njëra pas tjetrës, por u ndalën tek kafshët.
Zaho kërkoi të ushqentë një kalë të bardhë që ishte i gjinisë femërore me emrin Kristi.
“Eshtë katunar, i njeh mirë kafshët,”- thotë Rama për të birin.
Por i vogli i kryeministrit mesa duket kërkonte një tjetër kalë, Ponin.
“Ku është Poni?”- thotë ai.
Rama e gënjen duke i thënë se Poni ka shkuar të flejë gjumë. Zaho merr një copë mollë dhe e ushqen kalin teksa dëgjohet duke thënë: Më mban dot?
Loading...