Kryeministri Rama në ditën e dytë të vizitës në Kalabri

Kryeministrit Edi Rama gjatë ditës së dytë të vizitës në Kalabri, thotë se është i nderuar në marrjen e titullit qytetar nderi nga provinca ku jetojnë arbëreshët.

Kulturën arbëreshe kryeministri e quajti një gur i çmuar i historisë dhe traditës.

“I falënderoj të gjithë për këtë pritje shumë të ngrohtë, e cila sinqerisht na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë. Një përshëndetje për të gjithë komunitetin arbëresh, si dhe për të gjithë ata shqiptarë që u vendosën në këtë rajon, në dekadat e fundit, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri, duke u integruar më së miri, falë punës së tyre dhe mbështetjes së dhënë nga autoritetet lokale”, u shpreh Rama.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë në Kalabri, nga bashkëshortja Linda Rama si dhe të zgjedhur të pushtetit vendor si kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Loading...