Kryeministri Rama nuk mban dot emocionet: “Më në fund me djalë”

Kryeministri Edi Rama është shprehur tepër i emocionuar për aprovimin e dhënë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës për punimet e By-Passit të Fierit dhe të Vlorës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se pritet që tashmë të nisë puna për këto dy akse dhe në sezonin e ri turistik të kenë përfunduar.

“Ufffffff… “më në fund me djalë”. Erdhi aprovimi i fuuuuundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për lidhjen e kontratës së financuar nga kjo bankë për Bajpaset e Fierit dhe Vlorës! Për pak ditë nis puna dhe në Qershor patjetër traseja e hapur për sezonin turistik”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

BERZH dhe BEI miratuan dy kompanitë fituese për ndërtimin e këtyre dy By-Passeve. Ministria e Infrastrukturës bëri me dije se për By-Passin e Vlorës u përzgjodh kompania “Gener 2 & Impresa”, ndërsa për atë të Fierit një kompani kuvajtiane e quajtur “Combined Group Contracting”. /tvklan.al

Loading...