Kryeministri Rama nuk ndalet, publikon edhe një herë foto nga aeroporti i Kukësit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë në Facebook me foto nga hapja e aeroportit të Kukësit një ditë më parë.
“MIRËMËNGJES
dhe me këto dy foto nga çasti i hapjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Zayed – Flatrat e Veriut”, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan Rama.

Kujtojmë që një ditë më parë, u bë ulja e parë e një avioni në aeroportin e Kukësit. Siç ishte lajmëruar, çunat e Londrës do vinin në Kukës, por pati një ndryshim plani. Nga Londra, avioni ndaloi në Rinas, ku hipi edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Loading...