Kryeministri Edi Rama duhej të merrte pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Pallatin e Kongreseve, por në momentet e fundit ka lajmëruar se është sëmurë.
Lajmin e njoftoi Presidenti i FSHAZH (AADF), Michael Granoff.
“Kryeministri nuk mundi të vijë sepse nuk ndjehet mirë me shëndet. Edhe ai do të mbante fjalim”, – tha Granoff.
Gjatë paradites Edi Rama zhvilloi disa aktivitet publike.
Në mëngjes zhvilloi një mbledhje me Grippin Parlamentar të PS-së.
Më pas mori pjesë në çeljen e vitit të ri akademik në Universitetin e Mjekësisë.
Nuk dihet cili ka qenë problemi shëndetësor i kreut të qeverisë shqiptare.
Loading...