Kryeministri Rama: Përfytyroni mrekullinë në vendin tonë kur të ndërtohet porti më i bukur i Mesdheut!

Kryeministri: Përfytyroni mrekullinë në vendin tonë kur të ndërtohet porti më i bukur i Mesdheut

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi të kroçeres “E bukura e Adriatikut”, i cili ka ndaluar në Portin e Durrësit, duke paralajmëruar në këtë mënyrë sezonin turistik që po afron.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook” Rama thotë se turizmi në Shqipëri do të rritet kur do të ndërtohet porti i Durrësit.

Kroçera “E bukura e Adriatikut”, solli në vendin tonë 81 turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë vijuar itinerarin e planifikuar për në destinacionet turistike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës.

“E bukura e Adriatikut” e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit, u ankorua në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend.

Loading...