Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në New York për të marrë pjesë në punimet e sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ai po vazhdon takimet me liderët atje, ndërsa këtë të mërkurë priti në takim kryeministrin Edi Rama, i cili gjithashtu është pjesëmarrës në punimet e OKB-së.
Më pas presidenti Erdogan u takua me ish-presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe ish-presidentin e Bullgarisë, Petar Stoyonov.
Kujtojmë se gjatë vizitës në New York dhe pjesëmarrjes në punimet e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me përfaqësues të shteteve të ndryshme, një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon, si dhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ish presidenti i SHBA-ve, Barack Obama.