Kryeministrja britanike, Theresa May këmbëngul për moszbatimin e asnjë plani B mbi Brexit, pas marrëveshjes së divorcit me BE-në, njoftoi sot media vendase.
May duket ende e bindur për ta fituar betejën me parlamentin, që votimin për marrëveshjen do ta zhvillojë më 11 dhjetor, pavarësisht parashikimeve pesimiste.
Ajo përjashton një kompromis me opozitën laburiste për një model hipotetik norvegjez, që do ta linte Londrën në tregun e përbashkët me unionin, shkruan atsh.
Konservatori i linjës së ashpër, Jacob Rees-Mogg, i cili nuk ishte dakord me marrëveshjen me BE-në, akuzoi kryeministren May se po kërkon të terrorizojë vendin./Balkanweb/
Loading...