Kryente veprime të turpshme ndaj një të mituri, arrestohet 60-vjeçari në Vlorë

Një 60-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 12-vjeçari”, sqaroi policia.

Loading...