Kryeparlametari turk në Tiranë: Do rrisim investimet në Shqipëri, gati konsullata turke në Vlorë

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop ka premuar më shumë investime në Shqipëri. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Şentop i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë tha se do të rriten më shumë investimet në fushën e turizmit.

Gjithashtu ai tha se kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë. Kryeparlamentari turk, nënvizoi sipas tij miqësinë e popullit turk me atë shqiptar, ndërsa përmendi figurat e rëndësishme shqiptare që kanë kontribuar në Turqi.

“Ju kam sjellë përshëndetjet e presidentit Erdogan. Ndjej një kënaqësi të madhe që ndodhem në Shqipëri, në përgjigje të ftesës që më ka bërë zoti Ruci. Do ta falënderoja kryetarin për mikpritjen dhe kujdesin e treguar. Me Shqipërinë ndajmë një histori rrënjësore dhe një kulturë të përbashkët. Në fakt ne kemi shumë vlera dhe shumë personalitete të përbashkët, Ahmet Pashai, Mehmet Aga nga Elbasani arkitekti i xhamisë blu. Kemi themeluesi dhe rektorin e universitetit të Stambollit, Hasan Tahsim. Kemi Sami Frashërin, i pari që ka bërë punime për enciklopedinë.
Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm që i shkon për shtat edhe miqësisë sonë historike. Sot në takimin që patra me zotin kryetar ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme. Tani këto marrëdhënie dy pakohe ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kemi rastin të takohem me Metën dhe Ramën.

Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjikë do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje.

Duam të rrisim investimet tona në Shqipëri, në veçanti edhe në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë”, deklaroi ai.

Loading...