Kryepeshkopi Janullatos me Covid-19

Kryepeshkopi Anastas Janullatos është infektuar me Covid-19, çka ka sjellë përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore.

Mësohet se kryepeshkopi Janullatos do të niset me urgjencë drejt Athinës me një avion ushtarak grek, të llojit C 130, i cili është nisur nga aeroporti i Elevsinës për në Tiranë.
Burime ekskluzive bëjnë të ditur se shëndeti i tij paraqitet i rënduar. Në qershor të këtij viti, Janullatosi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak se pësoi një atak kardiak në zemër.

Nisur nga çfarë u raportua, kryepeshkopi kishte shfaqur probleme me zemrën, pak para operacionit.

Loading...