Ka përfunduar takimi i kryedemokratit Basha me anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike.
Kryesia ka vendosur t’i propozojë ditën e nesërme Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracise në çdo bashki.
VENDIMI:
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.
Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.