Kryetari i degës së PD me koronavirus, reagon pas lajmit

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Rroskovec, Gëzim Caushi ka reaguar pas lajmit se është infektuar me koronavirus.

Ai ka thënë se pas dyshimeve, i është dashur të presë disa ditë derisa i është bërë tamponi dhe është konfirmuar rasti i tij.

“Miq, bashkeqytetare dhe dashamires. Sot mora pergjigjen e testit te bere te enjten per koronavirus. Testi ishte pozitiv. Prej 10 ditesh jam veteizoluar ne shtepi pasi dyshoja se isha infektuar.

Nuk e di si mund te jem infektuar kur kam qene i kujdesshem gjate gjithe kohes. Gjate vales se pare te pandemise qendrova plot 60 dite pa dale nga shtepia duke respektuar karantinen.

Edhe tani kam zbatuar distancimin social dhe masat anti covid. Por virusi gjithesesi me gjeti. Jam mire tani, por kalova dite te veshtira.

Miq, dashamires, bashkeqytetare te mij, beni kujdes maksimal, per vete dhe familjaret tuaj. Kjo eshte lufte me kohen jo me virusin.

Miqesisht Gezim Caushi”, shkruan Çaushi.

Loading...