Kryetari i PAA Agron Duka: “Shqipëria është kthyer në një morg të madh…”

Kryetari i PAA Agron Duka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sonte në Spitalin e Fierit, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Duka shprehet se ngjarja e sotme në Fier tregon edhe njëherë se Shqipëria është kthyer në një morg të madh.

Duka u shpreh se ngjarjet e përditshme tregojnë se kjo maxhorancë nuk e lufton dot krimin, prandaj duhet të largohet.

Postimi i Agron Dukës:

Shqipëria është kthyer në një morg të madh dhe, me sa duket, strategjia ‘hëngshin kokat e tyre’ nuk mjafton! Shteti nuk bëhet me fasada dhe propagandë, por duke i kthyer seriozitetin dhe dinjitetin institucioneve shtetërore.

Dekriminalizimi vërtetoi se mazhoranca aktuale nuk ka forcën morale për të çuar përpara këtë sfidë, prandaj është koha që të largohen!

Loading...