Në punë në parlament me foshnje.
Kjo ka ndodhur në parlamentin e Zelandës së Re ku deputeti i partisë Laburiste Tamati Coffey, ka marrë djalin e tij në seancën parlamentare pas mbarimit të lejës së lindjes.
Por ajo që tërhoqi vëmëndjen ishte fotoja që kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Trevor Mallard, publikoi në Twitter.
Ai shihet në foto teksa mban në krah të voglin dhe e ushqen më biberon ndërsa i ati ishte u ngrit për të mbajtur fjalim.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Trevor Mallard shkroi krahas fotos :
‘Zakonisht kjo karrige përdoret vetëm nga presidentët, por sot kam një VIP këtu me mua’.
Fëmija është djali biologjik i Tim Smith, partnerit të deputetit Coffey dhe ka ardhur në jetë nga një nënë surrogate që është mikeshë e çiftit.