Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënon gjenocidin serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dënoi gjenocidin serb në Kosovë dhe tha se ai është universalisht i dënuar. Ai nuk ka kursyer akuzat ndaj Edi Ramës duke thënë se i ka hequr përmendoren viktimave të gjenocidit serb në Kukës.

Berisha gjithashtu thekson se Rama e ka prishur përmendoren me kërkesë të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Berisha:

Shqiptarët duhet ta dinë se genocidi serb universalisht i dënuar është genociti që ata kanë kryer në luftë në tetor të vitit 1913 e gjitha. Kanë ekzekutuar 2200 bura, gra e fëmijë. Edi Rama ka zgjedhur të shkelë në shpirtrat e tyre duke hedhur përmendoren e tyre.

Çfarë u thotë ky për foshnjët që janë hedhur në mullarët e barit, lexon ky njeri apo ajo. Nga Leo Froli gjenocidi i Lumës, përmendet nga të gjithë dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm. Ky prish përmendoren me kërkesë të Vuçiçit, akt i turpshëm dhe anti-shqiptar. Ka shkelmuar, përse u vranë ata? Ata bllokuan hordhitë serbe që donin të pushtonin Shqipërinë. Edi Rama mund të bëjë gjithçka. Gjenocidi serb universalisht i dënuar është gjenocidi që kanë kryer në lumë.

E gjitha hakmarrje se kryengritësve, hajsanë, tropojanë e dibranë bllokuan serbët. Gjenocidi i Lumës në dokumentet e kohës , të dokumentit bazë të Komisionit ndërkombëtar të ngritur për shkaqet është i vlerësuar si krim kundër njerëzve. Vetëm në fshatin Bobek janë therë, djeg të gjallë, burra gra e fëmijë. Rama urdhëron të shkelmojë mbi shpirtrat e tyre dhe të rrafshojë përmendoren e ngritur pak vite më parë në nderim të 2200 qytetarëve shqiptarë. Një barbari e pashembullt në luftë, me një ndëshkim të pashembullt,

këtu Edi Rama heq përmendoren e cila ndër të tjera, kishte fjalë dhe të Dimitre Tucevic një serb i madh që dënoi me forcë këtë gjenocid. Gjenocidin serb të Lumës e kam ngritur si çështje dhe ky ka urdhëruar rrafshimin e përmendoren në nderin të viktimave në qytetin e Kukësit. Ky është një antishqiptar.

Loading...