Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike që kjo parti organizoi ditën e sotme.
Në protestën e sotme pati tensione mes qytetarëve dhe policëve, që kulmuan me goditjen që Molliqaj i dha policit, ndërkohë që bëhet me dije se Policia kan nisur hetimet për këtë rast.
“Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Loading...