Kryetari i Tiranës bën xhiro në qytet me biçikletë

Kryetari i komunës së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur që ditën e diel të bëjë xhiro me biçikletë.

“Mirëmëngjes Tirana!”, ka shkruar ai krahas fotografisë- transmeton Indeksonline.

Ndryshe, përdorimi masiv i biçikletave në Tiranë pritet të sjellë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si lëvizin qytetarët e Tiranës, dhe kjo falë ndërtimit të rrjetit të korsive të dedikuara dhe ardhjes së 4 mijë biçikletave Mobike, që përdoren përmes smartphone. /Indeksonline/

Loading...