Ksamili, destinacioni më i kërkuar nga mijëra turistë italianë

Një nga realitetet më të bukura dhe atraktive të të gjithë Shqipërisë përfaqësohet nga një perlë e vogël, që deri para disa vitesh ishte një komunë, shkruan faqja italiane e specializuar për turizmin bsnews.it.

Ky është Ksamili, pjesë e qytetit të mirënjohur të Sarandës, që bën pjesë në prefekturën e Vlorës.

Me bukurinë dhe tërheqjet e tij Ksamili ka pak për të ofruar nga pikëpamja historike, por shumë e shumë gjëra mbi turizmin, pasi është një nga vendet më të kërkuar nga mijëra turistë çdo vit, të cilët zgjedhin Vendin e Shqiponjave si një vend për pushimet e tyre.

Shkurt, për ata që dëshirojnë të bëjnë pushimet e tyre në Shqipëri, nuk mund të mos vizitoni këtë perlë të vogël të Rivierës Shqiptare.

Historia e Ksamilit, perla e Rivierës Shqiptare

Nëse e shihni Ksamilin nga pikëpamja historike, ka shumë pak për të ofruar. Ndryshe nga qytetet e tjera të vendit ballkanik, ai nuk është një qytet që ka jetuar dominimin, pushtimin dhe të gjitha historitë e shekullit të kaluar.

Qyteti u themelua në vitin 1966 dhe në historinë e tij të shkurtër, ka qenë komunë deri në reformën administrative të vitit 2015, që e përfshiu në qytetin e Sarandës dhe prefekturën e Vlorës.

Me gati 3 000 banorë, sipas regjistrimit të vitit 2011, komuna e Ksamilit rritet në mënyrë të konsiderueshme në muajt e verës duke u vizituar nga shumica e turistëve që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion për pushimet e tyre. Komuna është e vendosur pranë zonës arkeologjike të Butrintit, vetëm 17 kilometra nga vetë Ksamili.

Plazhet e Ksamilit dhe atraksionet e shumta të vendit

Tërheqja kryesore e Ksamilit është e përfaqësuar nga plazhet e tij të kristalta për mijëra turistë që duan të gëzojnë detin e bukur, një tipar pothuajse i të gjitha plazheve në Vendin e Shqiponjave, ku rëra është e mirë dhe e pastër, ndërsa deti ofron një pamje të plotë të jetës marine me qartësinë e tij.

Në Ksamil ndodhen edhe katër ishuj të vegjël, të gjithë afër njëri-tjetrit, kështu që është shumë e lehtë për t’i arritur ato, qoftë me not apo me varkë. Vendi, pafundësisht tërheqës, është gjithashtu relativisht i lirë, por në krahasim me vende të tjera të Shqipërisë pak më i shtrenjtë.

Çmimet janë qesharake në krahasim me plazhet italiane.

Informata të dobishme për Ksamilin

Për ata që do të zgjedhin Ksamilin si një nga destinacionet për pushimet e tyre në Shqipëri, ka disa informacione dhe këshilla që duhet të ndjekin në qoftë se doni të shijoni në mënyrën më të mirë eksperiencën brenda kësaj komune shqiptare.

Së pari, ne duhet ta konsiderojmë këtë komunë si një destinacion turistik: jetojnë me turizmin në muajt e verës, ku ka një prani të turmave të mëdha të njerëzve që duan të gëzojnë plazhet dhe detin e zonës.

Nëse jeni të dashuruar me vetminë, është e rekomandueshme të shkohet në det herët në mëngjes ose rreth pasdites. Prania e njerëzve bie në dy nga katër ishujt në plazhin e Ksamilit, të arritshëm me varkë.

Në ishuj ka edhe bare, që ju lejojnë të qëndroni më shumë kohë atje duke shijuar atmosferën e vendit.

Adhuruesit e zhytjeve do të gjejnë një terren pjellor në Ksamil: uji është kristal dhe i qartë dhe deti është plot me jetë marine.

Për ata duan më shumë relaks, në plazhet prania e Wi-Fi është gjithandej falas dhe për më tepër një birrë është praktikisht asgjë: vetëm një euro, ndërsa me katër euro mund të merrni një pjatë të pare, shumë të shijshme./atsh

Loading...