‘Ksamili, Malvidet europiane’, Rama krenohet me artikullin e gazetës britanike

Kryeministri Edi Rama edhe një herë ka publikuar një shkrim nga mediat e huaja, të cilat lëvdrojnë bregdetin shqiptar.

Këtë herë kryeministri ka publikuar një shkrim të botuar nga “The Sun” ku e krahason bregdetin e Ksamilit me Maldivet.
Shkrimi flet për një blogere që ka pushuar në Ksamil dhe tregon eksperiencën e saj.

“Një tjetër yll i shtohet Shqipërisë nga mediat ndërkombëtare që e quajnë “Maldivet e Europës” – dhe është i mirënjohuri “The Sun” ️ i cili përshkruan ujërat e bruzta dhe tonet e portokallta të perëndimit në Ksamil, por edhe komoditetin e standardet e larta të shërbimeve që vizitorët britanikë ⭐⭐⭐⭐⭐ i vlerësojnë në Shqipëri ” shkruan Rama në postimin e tij.

Loading...