Elvisi, nga fshati Hardhi i Belshit prej 6 vitesh të ardhurat e familjes i siguron nga kjo serë në të cilën kultivon domate dhe speca.
Për 15 vjet Elvisi u mundua që të ardhmen e tij nga ngrinte në Itali, por emigrimi nuk i siguroi atë jetë që kish ëndërruar.
Elvis Elezi: “ Unë 15 vjet kam punuar në Itali si emigrant në ndërtim. Para 6 vitesh thashë gjërat kanë ndryshuar në Shqipëri dhe u ktheva.
Ndërtova dy sera e speca dhe eci shumë shumë. Tani kam 5 dynym sera që i mbjell me domate. Gjithashtu kam dhe 1.2 dynym fushe. Çmimi momentalisht i domates është 130 lekë. Shumë I mirë“
Gazetarja: A je i kënaqur me punën në bujqësi?
Po shumë. Këtë punë duhet ta kisha filluar më parë. E ardhmja është bujqësia.
Elvisi thotë se për domaten rose ka gjithnjë treg. 38 vjeçari thotë se sipërfaqen e të mbjellave do ta zgjerojë, ai thotë se pa perimeve radhën e kanë agrumet.
“Varieteti i domates është rose. Kjo si domate duron shume dhe është tepër e ëmbël.
Nëse unë e vjel ja kështu të gjelbër, për 6 ditë kjo skuqet e gjitha. Kur shkon tek konsumatori I huaj ka arrit pjekjen totale. “/top channel