Një tragjedi e rëndë është raportuar dje në Lonato del Garda në provincën e Breshias.
Një 27-vjeçar është gjetur i varur në shtëpinë e tij, në një fermë familjare.
Sipas mediave italiane, personi ende i paidentifikuar, i cili ka qenë djali i një shitësi lokali, ishte kthyer të dielën nga muaji i mjaltit.
Pasi u dha alarmi, një ambulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje por të gjitha përpjekjet për të “ringjallur” të riun ishin të padobishme.
Sakaq, arsyet e kësaj tragjedie ende nuk dihen. Duhet thënë se më parë djali kishte humbur babain dhe gjyshin e tij.
Loading...