Parkut arkeologjik i Orikut u kthye në skenën plot magji të aktivitetit artistik “Kthim i Kundërt”, ku artistë të lindur në Vlorë,por e ushtrojne aktivitetin e tyre artistik në vend të ndryshme ne botë u rikthyen për të falur caste magjike përmes muzikës, fjalës, baletit.
Me tekst dhe interpretim të Aleksandros Memetaj, koreografitë dhe interpretimi i Errik Nour, skenografia e Realda Malos, regjia e Neritan Mehmetaj si dhe muzika dhe drejtimi artistik i Aulon Naçit, të shoqëruar nga tingujt e instrumentave të Ardita Bufaj, Elton Balla, Solen Alla, Mirjan Sulovari, Dejon Bendaj, Vilson Guri, Albana Kola dhe Enea Nushi dhuruan një mbrëmje unike për publikun e pranishëm.
Ky aktivitet u organizua nga Konsullata Italiane e Përgjithshme në Vlorë dhe Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare-Vlorë në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë.