Kthyen tunelin e ushtrisë në ‘shtëpi bari’, arrestohen 5 persona, dy prej tyre punonjës të OSHEE

Në zonën e mbrojtur mjedisore Krastë, është evidentuar një tunel (ish-tunel i ushtrisë), në një zonë të vështirë kalimi, i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.

Policia e Krujës gjatë kontrollit ka gjetur dhe sekuestruar 390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, u identifkuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

Krujë/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”.

Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës, mbështetur dhe në inteligjencën informative.

Kontrollet e shtuara, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontrollin e ambienteve të mbyllura që shfrytëzohen për kultivim të kanabisit me anë të llambave.

Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim, pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe ato operacionale të DVP Durrës, në zbatim të porosive të dërguara nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve në ambiente të mbyllura, ish-magazina dhe tunele, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave, bazuar dhe në inteligjencën informative policore, organizuan dhe finalizuan operacionin polior të koduar “Tuneli”.

Loading...