Peisazhe shumëngjyrëse, liqene, male të larta dhe lugina. Bukuri natyrore dhe pasuri kulturore por edhe trashëgimi historike që rrjedh nga stërgjyshërit.
Gjithçka mund të përshkruhet nga tradita e mikpritjes e cila do t’ju shoqërojë gjatë vizitës suaj në Shqipëri.
Ju nuk e dini që ka disa kanione dhe ujvara? Lajmi i mirë është që këta mund t’i gjeni në Luginën e Valbonës.


Po për plazhin më të mirë? Ju duhet të shkoni në jug të vendit, në ujin kristal të Jonit në Gjirin e Granës, i cili kuk do t’ju zhgënjejë.

Mirësevini në Theth! Porta e Alpeve shqiptare me ujvara dhe kanione. Thjesht një vend i qetë për të eksploruar dhe dashur natyrën.
Keni vrapuar shumë? Atëherë jeni në vendin e duhur. Më ka kapur melankolia sa herë kam qëndruar një natë apo dy në breg të liqenit të Ohrit. I frymëzuar nga valët e këtyre ujrave ishte poeti shqiptar Lasgush Poradeci. Ai vështronte malet nëpër hijet e tyre që binin në thellësi të ujrave të liqenin duke i ruajtur këto ujra me poezinë e tij.

I rrethuar nga ujrat është parku detar në Shqipëri, Parku Sazan-Karaburun.

Një tjetër vend unik në Theth, ujvara e Grunasit. Ky monument natyral konsiderohet shumë i rrallë.

Koha për histori. Apollonia është një nga vendbanimet antike të Ilirisë. U themelua në vitin 588 p.e.s. nga kolonistë grekë nga Korfuzi dhe Korinthi, në një qytet i cili më parë ishte i pushtuar nga ilirët.

Plazhi i Ksamilit – Një qoshe e këndshme për shumë turistë lokalë dhe të huaj.

Dea, perëndesha e Butrintit, e zbuluar nga arekeologu italian Ugolini në vitin 1928. Së fundmi, The Guardian e listoi Butrintin si një nga dhjetë parqet kombëtare më të mira të Europës.

Kruja, kryeqyteti i parë në Mesjetë ku u njoh heroi kombëtar, Skënderbeg.

Keni shumë vapë dhe ju duhet ajër i freskët? Hipni në motoçikletën e ujit dhe shkoni në shpellën e Piratëve.

Një ditë kur nuk ke një axhendë fikse mund të shkosh në fshatin Dardhë të Korçës.

Rikthehemi në shekullin e 15 kur nuk kishte smartfonë. Gjatë luftës së Skënderbut, kalaja e Petrelës që kontrollohej nga motra e Skënderbeut, sinjalizonte Krujën për ardhjen e trupave osmane nëpërmjet zjarrit. Aty ndodhet një bar-restorant i këndshëm pranë Tiranës.

Berati njihet si qyteti i 1001 dritareve e kalanë në majë, muzeun mejsetar dhe një lum i bukur. Ai është mbrojtur nga UNESCO për trashëgimin e tij kulturore.

Syri i Kaltër është një nga fenomenet natyrore unike në Shqipëri. Uji kristal del në sipërfaqe të shpellës karstike më shumë se 50 metra e thellë.

Kanionet e lumit Osumi janë një eksperiencë e paharruar. Peisazhet spektatoriale i japin pamjen e një Grand Canyon në SHBA.

E fundit por jo në renditje. Kush është imazhi apo peisazhi që të mban frymën dhe i jep imazhit tënd sensin e jetës. Këtë mesazh arrin ta marrësh kur je duke u ngjitur në rrugën plot gjarpërime të Llogarasë.
