Ku gaboi Italia?!

COVID-19 dyshohet të ketë mbërritur më herët nga ç’mendohet në Milano të Italisë.

“Corriere della Sera” shkruan se koronavirusi qarkullonte që nga data 26 janar, pra gati një muaj para se të zbulohej pacienti i parë në Codogno më 21 shkurt.

Media italiane raporton se të paktën 160 njerëz para 21 shkurtit ishin infektuar midis Milanos dhe Lombardisë.

Gjatë këtyre javëve, virusi u përhap masivisht dhe askush nuk e dinte këtë gjë. Sipas analizave të grupit të punës, 26 janari i riemëruar si “Dita 0” kishte të infektuar 46 persona në Milano, ndërsa në Lombardi 543.

Ekspertët, duke u bazuar në analizat e kryera, historinë e sëmundjes, simptomat dhe tamponët kanë arritur të gjurmojnë trendin e epidemisë në rajon.

Të gjithë besuam se aeroportet ishin kanalet e transmetimit. Por përkundrazi, teksa vëmendja ishte e fokusuar gjetkë, tashmë kishte 46 milanezë të infektuar në fund të janarit dhe ata shumë shpejt e transmetuan virusin edhe tek të tjerët.

Loading...