Ku ka zë nuk është pa gjë! Misteri i lidhjes Bruno Efi ! Cfarë u shkau në prapaskenë dhe si qëndron e vërteta!

Ku ka zë nuk është pa gjë dhe shumë zëra në fakt janë dëgjuar së fundmi në lidhje me mardhënien ndërmjet Brunos dhe vajzës së re në përputhen Efit ! Menjëherë pas hyrjes së saj në përputhen shumë portale kanë folur dhe kanë hedhur dyshime jo vetëm për një njohje të mëparshme por më së shumti për një lidhje midis Brunos dhe Efit. Edhe pse ende nuk ka fakte të cilat të vërtetojnë këtë dyshim ka disa arsye që të bëjnë të mendosh se kjo mund të jetë e vërtetë! Le ti trajtojmë një nga një të gjitha ato pika të cilat të bëjnë të mendosh se Bruno dhe Efi njihen me njëri -tjetrin më pare dhe për më tepër mund të jenë të lidhur qysh jashtë programit.

Pikërisht në ditët e para të hyrjes në përputhen, në një rregjistrim të bërë në prapaskenë shihet Efi e shoqëruar nga Bruno duke ju afruar grupit të djemve. Sapo i shohin, ata nisin ta ngacmojnë çiftin duke e ironizuar. Në fakt gjatë këtij momenti nuk kanë më shumë rëndësi ajo çfarë u diskutua ndërmjet tyre, por mënyra se si ecnin krah njëri – tjetrit dhe si kombinonin Bruno dhe Efi, jo vetëm në komunikim, por edhe në veprime. Instiktivisht dhe pa dashje Bruno të linte të kuptohej që ajo ishte prej kohësh ‘femra” e tij të cilen po e prezantonte me djemte dhe me situatën në përputhen.

Ata ecnin të dy shumë të kombinuar dhe në dukje tepër komod përkrah njëri- tjetrit. Gjatë këtij momenti Bruno i shpjegonte dhe i fliste Elifit për situatën dhe për djemte në një mënyre të tillë sikur ai kishte sjellë aty të dashurën e tij. Ai dukej se po përpiqej ta orientonte Efin se si ajo i të sillej, por edhe çfarë të thoshte. Në një moment ai arriti në atë pikë sa i tha Efit ‘Thuaj këtij që jam edhe për ty në program” . Bruno e kishte fjalen për Azemin në këtë rast i cili ishte duke i kërkuar me këmbëngulje Efit të thoshte kush i pëlqente më shumë nga djemte.

Një tjetër arsye që ngre pikëpyetje për një mardhënie të mundshme ndërmjet Brunos dhe Efit janë dyshimet që kanë nisur të shprehin vetë vajzat! Duhet të kemi parasysh se intuita e vajzave nuk zhgënjen dhe përveç kësaj ato marrin informacione të shumta nga ndjekesit të cilët I informojne dhe u cojnë foto apo video të ndryshme për çdo konkurent. Nuk është çudi që në inboksin e vajzave të kenë mbërritur informacione apo foto që mund të vërtetojnë lidhjen e tyre.

Alvisa e pyeti me shumë dyshim Brunon nëse e ka pas njohur më pare Efin duke u shprehur se “E pyeta të sigurohem se si dihet çfarë na del më pas, çfarë nuk bën vaki” !
Mikela shkoi me tej me dyshimet e saj duke vënë në dukje se Efi punon në një qendër ku bëhen tatuazhe dhe Bruno ka shumë tatuazhe në trup. Por Bruno reagoi shumë keq ndaj Mikeles me një shkelje syri e cila ishte deri diku kërcënuese. Ai I tha Mikeles, “ edhe ti ke tatuazhe çfarë do të thote kjo?”.
Koha do të tregojë nëse Bruno dhe Elifi janë të lidhur qysh jashtë programit dhe kanë ardhur në këtë program thjesht për fame duke vënë në lojë publikun e gjerë apo ata u njohën në program dhe do të kene një histori të vërtetë dashurie mes njëri – tjetrit. Le të shpresojmë që kjo e dyta do të ndodhë.

Loading...