Termat “koronavirus”, SARS-CoV-2 dhe Covid-19 nuk janë e njëjta gjë, pavarësisht lidhjes me tyre.
Ku qëndron ndryshimi mes koronavirusit, SARS-CoV-2 dhe Covid-19
Koronavirus
Koronaviruset janë një familje e viruseve, të cilat quhen kështu për shkak të strukturës me thumba në formën e një kurore, nga marrin edhe emrin “coronavirus”. Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.
Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alfa koronavirus), NL63 (alfa koronavirus, OC43 (beta koronavirus) dhe HKU1 (beta koronavirus).
Dy koronavirusë me rrezikshmëri të lartë, si SARS-CoV (Sindroma Respiratore Akute e Rëndë) dhe MERS-CoV (Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme) u transmetuan nga rezervuarët e kafshëve si macet e gra dhe gamilet tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me rrezkshmëri dhe vdekshmëri të lartë.
Ku qëndron ndryshimi mes koronavirusit, SARS-CoV-2 dhe Covid-19
SARS-CoV-2
SARS-CoV-2 është pikërisht një nga viruset që bën pjesë në familjen e koronaviruseve. Pra, njësoj si të thuash “limoni bën pjesë në familjen e agrumeve”.
Ku qëndron ndryshimi mes koronavirusit, SARS-CoV-2 dhe Covid-19
Covid-19
Covid-19 është sëmundja që shkakton virusi SARS-CoV-2, i cili prek rrugët respiratore. Ky emër u vendos fill pasi numri i të infektuarve kaloi shifrën 1000.
“U desh të gjenim një emër që nuk i referohej një lokacioni gjeografik, një kafshe, një individi apo një grupi njerëzish, i cili është gjithashtu i shqiptueshëm dhe lidhet me sëmundjen,” tha OBSH.
“Të paturit një emër ka rëndësi për të parandaluar përdorimin e emrave të tjerë që mund të jenë të pasaktë ose stigmatizues. Ai gjithashtu shërben si një format standard për t’u përdorur në çdo shpërthim të ardhshëm të virusit.”
Emri u formua nga bashkimi i fjalëve “corona”, “virus” dhe “disease” (sëmundje) dhe numri 19 u vendos për vitin 2019 kur u shfaq.