Greqia kerkon zgjidhje te shpejte per kufirin detar me Shqiperine. Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, në një intervistë për mediat greke, tha se shpreson te rinisja e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë rreth kësaj marrëveshje, ndërsa thekson zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane.
“Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinental dhe EEZ, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar, me të gjitha vendet fqinje. Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetur sa më shpejt që të jetë e mundur”, beri me dije Nikos Dendias.
Duke iu referuar deklarates në Parlament, në debatin për ratifikimin e marrëveshjeve të demarkacionit detar me Italinë dhe Egjiptin, ai tha se shpreson që hapi tjetër të jetë nënshkrimi i një marrëveshjeje me Shqipërinë.
“Më lejoni t’ju kujtoj se ne kishim nënshkruar një marrëveshje në vitin 2009, por në fund ajo nuk vazhdoi për arsyet e njohura. Shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të kapim përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët”, tha ministri grek.
Sipas tij, marreveshja eshtë e rëndësishme, në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektivën evropiane të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura.