Kujdes! Ja rreziku nga përdorimi i kufjeve

Kufjet janë një nga objektet që kohët e fundit janë bërë të pandashme për secilin nga ne.

Pavarësisht funksionalitetit dhe argëtimit që ofrojnë, ato janë në gjendje edhe të cenojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Sipas studimeve të fundit rezulton se personat që përdorin kufje në baza ditore kanë 40% më shumë baktere sesa ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Otorinolaringologët vlerësojnë se çdo tingull jo-natyral që futet në vesh nga mjedisi i jashtëm mund të dëmtojë seriozisht jo vetëm aftësinë e të të dëgjuarit, por edhe të shkaktojë kokë-dhimbje të rënda.

Ky aksesor i smartfonëve njihet për numrin e madh të mikrobeve që posedon, për shkak të mungesës së higjienës ndaj tyre.

Loading...