Një virus po qarkullon në ëhatsApp duke iu kërkuar përdoruesve që të hyjnë në një garë të ‘Black Friday’ (të premtes së zezë) për të fituar zbritje dhe oferta.
Mesazhi është duke qarkulluar që disa orë në aplikacionin për mesazhe dhe po i inkurajon njerëzit që të plotësojnë një anketë për të fituar kupona nga një market i supozuar.
Virusi mendohet se ka origjinën në Afrikë të Jugut dhe është duke u shpërndarë me të madhe edhe nëpër Evropë.
Në mesazh thuhet: “Për nder të “Black Friday”, SPAR do të dhurojë kupona falas në vlerë prej 200 euro. Unë sapo mora kuponin tim”, duke vazhduar me linkun të cilin përdoruesit inkurajohen ta klikojnë.
Loading...