Nëse ndryshoni ngjyrën e makinës pa leje do të gjobiteni.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se do të ketë gjoba për ata që bëjnë ndryshime në makinën e tyre pa marrë fillimisht autorizim nga DPSHTRR.
Gjobat do të variojnë nga 10 mijë lekë në 20 mijë lekë të reja nëse nuk merrni lejet për ndryshimet.
“Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)” njofton DPSHTRR.
Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë
-të ngjyrës
-kutisë së shpejtësisë
-të tjera me procedurë të lehtësuar
Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë
-të motorit
-të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)
-të karrocerisë
-të tjera me procedurë normale
DPSHTRR u kërkon drejtuesve të makinave se përpara se vendosin për të bërë ndryshimet duhet të bëjnë vetëdeklarim përmes një kërkese (kliko ketu).