Stresi është një prej faktorëve që shkakton shumë sëmundje apo probleme në trupin e njeriut, por sipas një studimi të kryer së fundmi ai shkakton edhe plakjen.
Revista “Molecular Psychiatry” ka botuar studimin ku janë përfshirë vajza të moshës 10 deri në 14 vjeçe, të cilat kishin kaluar gjendje depresioni apo stresi të lartë.
Krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre, të cilat nuk kishin kaluar të njëjtat probleme, këto vajza kishin një rritje më të hershme, e cila vinte si pasojë e prodhimit të madh të hormonit të kortizolit.
Kortizoli njihet si faktor kyç në dëmtimin e sistemit imunitar dhe dëmtimin e shumë organeve jetësore, përfshirë trurin.
Gjithashtu vajzat që kishin patur probleme në fëmijërinë e tyre kishin edhe telomerë më të shkurtër krahasuar më bashkëmoshatarët e tyre.
Telomeri është një shtojcë në fund të kromozomit, e cila shkurtohet sa herë që një qelizë ndahet apo personi ekspozohet ndaj stresit. Telomeri është një tregues i mirë i plakjes apo rritjes së parakohshme.