Gazetarja investigative Anlia Hoxha ka zbuluar detaje të reja në lidhje me hetimet për sulmin e kryer disa ditë më parë ndaj Top Channel.
E ftuar në emisionin “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhi, Hoxha deklaroi se profili i ADN-së që u gjet në makinën “Range Rover” që u përdor nga autorët gjatë sulmit terrosit, ëhstë dërhguar drejt Interpolit dhe Europolit, me shpresën se mund të gjendet një përputhje.
Ajo shtoi se tashmë është e sigurt që i përket autorëve, pasi është bërë krahisimi me ADN-në e efektivëve të policisë të cilët grumbulluan provat.
“Në drejtim të Interpol dhe Europol në Hagë dhe në Lion janë dërguar për të bërë krahasime për profilin e ADN-së që u gjet në vendngjarje.
Dyshimet se kjo shenjë mund t’i përkiste një nga efektivëve të policisë që po kryenin hetimet mbledhjen e provave, pra të kenë prekur aksidentalisht, por kjo është përjashtuar pasi janë bërë krahasimet. Tani do duhet të shpresohet që një profil i ngjashëm ADN-je të jetë në arkivat e tyre.
Kjo është përdorur dhe në zbardhjen e vrasjes së Artan Cukut. Në arkivat e policisë shqiptare nuk është gjetur gjë, sepse arkivat tona janë shumë të reja.
Në pjesën e parme të makinës u shpresua të gjendej ndonjë gjurmë kapilare apo biologjike, megjithatë asgjë nuk u gjëet. Kjo pjesë e makinës nuk ishte djegur, por ndërhyrja e zjarrfikëses kishte fshirë hsumë prova. Lajmi gjithsesi ëshët gjetja e atij profili ADN-je.
Po gjurmohen kamera sigurie të bizeneseve, të cilat kanë treguar dinamikën e makinës, që u bë publike dhe përmes një njoftimi nga policia.”- deklaroi Anila Hoxha.