Nga Qerim Skenderaj
Hej, ti, adoleshent,
Ti, që të rrëmben liria.
Bir i moshës më të shenjtë,
Hidh një sy nga poezia.
Edhe ti nxenës gjimnazi
I prirur për dashuri.
Ndjenjën nxirre nga kafazi,
Nis, e shkruaj poezi.
Ti, student i diplomuar
Që në jetë sapo ke dalë,
Pa poezinë e bekuar,
Udha do të bëhet mal.
Ministra, parlamentarë,
Ju, që na prini në jetë,
S’mund të jeni qytetarë,
Pa qënë dhe pakëz poet!…
Mund të vishemi si mbret,
Fund e krye me flori.
S’do të jemi të vërtetë
Pa ndjenjë, ngjyrë, pa poezi!..
Loading...