Gjuzi kërkoi qe Presidenti Merta të japë dorëheqjen, ndërsa për kreun e qeverisë, apeloi të mos shkojë në zgjedhje më 30 qershor, por të organizojë një tavolinë dialogu e të nisë bisedimet.
“Përfitoj t’i them shkëlqesisë së tij, kryeministrit Rama nuk mund të shkoni në zgjedhje me këtë kod të grabitjes, vjedhjes e intimidimit e kur keni qenë në shkelje të zgjedhjeve të 2017.
Për konservetarët në parlament si forcë akademike, janë të gatshëm të dalin në dhjetëshen e parë të Tiranës.
Nuk ka shans të jemi në zgjedhje, se zgjedhjet kërkojnë t i manipulojnë. E kemi në zemër PD, por jemi konservator. I them Edi Ramës, t’i ulë forcat politike, ai që ka portofolin financuar, konsiderohet si personi që menaxhon një familje. Si mund të bësh zgjedhje kur në 25 qytete PS nuk ka kandidat përballë. Mendoj se Rama është inteligjent aq sa të marrë vendimmarrje të mëdha.
Nuk e njohim Presidentin, e kemi dërguar në Kushtetuese, për shkak se favorizoi partinë e tij në zgjedhje, i bëj ftesë të japë dorëheqjen dhe të ikë.”- tha Gjuzi.