Kujtim Gjuzi komenton veshjen e Markut: ““A do të ishte e drejtë të gjykohej nga veshja mavi, ajo është një grua, mund të zgjedhë c’të dojë, por sot duhet të ishte më e kujdesshme në veshje”

Kryeprokurorja Arta Marku ndodhej ditën e sotme në Kuvend, e cila ka paraqitur “Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018”.

Ndërkohë që ajo kishte përfunduar leximin e raportit përfshirë edhe konsumimit të pyetje-përgjigjeve me disa nga deputetët, ajo është larguar nga salla.

Teksa Marku po dilte, fjalën e ka marrë deputeti, Kujtim Gjuzi i cili ka bërë edhe një provokim ndaj kryepokurores duke i folur për veshjen që kjo e fundit kishte zgjedhur për të ardhur në Parlament.

Gjuzi tha ndër të tjera, se nuk donte ta gjykonte një grua nga veshja por sipas tij, sot duhej të ishte treguar e kujdesshme.

Pasi Marku u largua, deputeti Kujtim Gjuzi ka marrë fjalën dhe i ka tërhequr vëmendjen Markut për veshjen e saj, të cilat ishin në të njëjtën ngjyre me të PS-se.

“A do të ishte e drejtë të gjykohej nga veshja mavi, ajo është një grua, mund të zgjedhë c’të dojë, por sot duhet të ishte më e kujdesshme në veshje. Ajo vjen këtu dhe ne kemi të arrestuar ish deputetë, unë i bëj pyetjen, por mirë Bedri Spahiu doni të bëni ju? Ju vini nga shtresa e të përndjekurve politikë, si ka mundësi që të tentoni të arrestoni opozitën që zgjodhi të dilte dhe të protestonte në rrugë.

Na thuaj ca bëhet me këta deputet që përgjohen ne fjalor rruge, nuk kanë vend këtu, nuk mendon se janë këshu, edhe ndonjëherë acarohet kryeministri, nuk e thotë, mësoni nga ato që përdor ai, mos përdorni fjalë që.. se nuk ma zë goja tani, janë turpe, skandale, dorëhiquni ju që thatë fjalët e pista atje, se qelia do jetë për presidentë që janë vjedhur thesaret, qelitë janë të ftohta gjatë dimrit, janë të nxehta gjatë verës, i pashë edhe vetë, i them kryeprokurores i ke parë me kujdes ato që kanë bërë prokurorët e tu të korruptuar, që kanë nga 3-4 vila e pabe.

Një mesazh në fund e kishte edhe për ish kryeministrin Berisha. ‘Për të vënë zjarr e flakë e ka thënë diktatori, e mbajnë në xhep edhe granatën, molotovin , madje ka pas këtu që kanë hyrë edhe me molotov.

I them doktor Berishës, ti nuk je për zjarr, mos na konsidero të gjithë pacientë e kupton ti, prandaj qetësi, edhe nesër protestë edhe unë do të jem, por me qetësi pa molotov, c’na duhet molotovi ne, jemi me NATO”, tha Gjuzi.

Loading...