Prej më shumë se 10 ditësh banorët e fshatrave të thellë të Kukësit janë bllokuar nga dëbora. Rezervat e ushqimeve po i mbarojnë çdo familjeje, ndërsa ata i bëjnë thirrje për ndihmë autoriteteve shqiptare. Një banor i fshatit Zopod tha për kamerat se ka 3 invalidë në shtëpi dhe se ka ushqime vetëm për dy ditë të tjera.
Ai u shpreh: Kërkoj ndihmë sepse nuk dimë se si të bëjmë, dëbora na gjeti të papërgatitur. Kemi 10 ditë në këtë situatë, kërkojmë ndihmë emergjente për miell dhe batanije për të kaluar këtë situatë të vështirë. Kam tre pjesëtarë në familje, janë invalid dhe nuk di ç’të bëj”.
Një tjetër banor i Stëblevës ka deklaruar për Fax News: Na ka bllokuar dëbora dhe mbi dhjetë familje kanë mungesë të ushqimeve për familjarët dhe kafshët e tyre.”