Kukës – Festivali i këngës për fëmijë shpall fituesit

Këngëtarja Danjela Toçi u shpall fituese e vendit të parë në Festivalin e këngës për fëmijë “FEST 2018”, në Kukës.

Me mbështetjen e bashkisë Kukës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukës, Qendra Kulturore e Fëmijëve organizoi festivalin e këngës për fëmijë “FEST 2018”.

Edhe këtë vit, veprimtaria më e rëndësishme muzikore për fëmijë që tashmë është kthyer në traditë, mblodhi bashkë talentet e vegjël të qytetit të Kukësit.

Në skenën e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” u ngjitën 16 këngë konkurrente, për të cilat juria vendosi edhe çmimet si më poshtë:

VENDI I PARË – Danjela Toçi

VENDI I DYTË – Andeta Cenaj, Alisia Koloshi

VENDI I TRETË – Kejxhi Bilali, Anisa Grenazi

INTERPRETUESJA MË E MIRË: Dajana Koldashi.ATSH

 

Loading...