Kuksiani, emigrant në SHBA, financon 10 mijë dollarë për ndërtimin e çezmës së parkut të madh

Një qytetar kuksian, emigrant në SHBA, ka financuar 10 mijë dollarë për ndërtimin e çezmës në parkun e madh të qytetit të Kukësit.

“Në parkun e madh të qytetit, tashmë është funksionale çezma, përmes së cilës kushdo që kalon aty mund të konsumojë ujë apo edhe mund të shfrytëzohet për vaditjen e parkut”, u shpreh sot kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Po ashtu Gjici shton se kjo çezmë, është dhuratë nga një prej djemve të Kukësit, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“I shpreh mirënjohjen time të thellë Ajet Rustem Cenajt, i cili ka ofruar 10 mijë dollarë për ndërtimin e çezmës. 

Ekipet e Shërbimeve Publike punuan për disa ditë, për hapjen e saj.

Ftoj këdo që ka mundësi, që të bëhemi të gjithë bashkë, për të kontribuar për Kukësin tonë!” – shprehet ai. /atsh

Loading...